Hamasi reagon ndaj mbështetjes së Arabisë Saudite të të ashtuquajturit “Planit të Paqes”

Lëvizja Hamas reagoi ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil Al-Cubeyr, i cili ka thënë se "Marrëveshja e Shekullit ka aspekte pozitive".

1360295
Hamasi reagon ndaj mbështetjes së Arabisë Saudite të të ashtuquajturit “Planit të Paqes”

Lëvizja Hamas reagoi ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil Al-Xhubejr, i cili ka thënë se "Marrëveshja e Shekullit ka aspekte pozitive", duke thënë se ajo është kundër marrëveshjes së arritur nga Liga Arabe.

Në një deklaratë të shkruar, zëdhënësi i Hamasit Hazim Kasim theksoi se deklaratat e ministrit saudit Xhubejr se mbështet të të ashtuquajturin “Planin e Paqes” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), i cili është "likuidimi i shekullit", paraqet injorimin e të drejtave legjitime të popullit palestinez.

Kasim vuri në dukje se deklaratat e Xhubejr ishin kundër marrëveshjes së arritur nga Liga Arabe.

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI), Unioni Afrikan, Liga Arabe dhe shumë vende të tjera me në krye Turqinë, e refuzuan planin e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump me arsyetim se ai nuk i plotëson të drejtat dhe dëshirat legjitime të popullit palestinez dhe nuk e mbështet procesin e paqes.

 


Lajme të ngjashme