Siri - Tubim në mbështetje të Turqisë në Idlib

Populli i mbledhur në rrethin Idlib në veriperëndim të Sirisë mbështeti Turqinë.

1359949
Siri - Tubim në mbështetje të Turqisë në Idlib

Populli i mbledhur në rrethin Idlib në veriperëndim të Sirisë mbështeti Turqinë.

Mijëra civilët të mbledhur në qendër të qytetit Idlib dhe zonat rurale Dana, Sarmada, Marritmisrin dhe Keferte Harim, që muajt e fundit janë në fokusin e sulmeve të regjimit të Beshar Esadit dhe mbështetësve të tij, mbanin në duar flamurin e Turqisë dhe revolucionit sirian.

Banorët e Idlibit të mbledhur në tubim mbanin në duar pankarta në turqisht dhe arabisht ku shkruheshin “Dëshirojmë mbrojtjen e civilëve”, “Mirëseardhje për vëllezërit turq në rajonet e çliruara”. Gjithashtu ata mbanin në duar edhe fotografitë e ushtarëve turq të rënë dëshmorë në Idlib.   

Rudvan el Atrash, aktivisti që merrte pjesë në tubimin mbështetës tha se Turqia është strehimi për ata që arratisen nga sulmet ajrore.

“Ne duam që vendet që kanë mbetur të çliruara të mbrohen seriozisht. Nëse regjimi merr kontrollin e këtyre rajoneve atëherë në vijën kufitare do të jetohet një fatkeqësi e re”, tha Atrash.



Lajme të ngjashme