Maas: “Esadi po rrezikon pa mëshirë vdekjen e njerëzve në nevojë”

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se tensioni në Idlib aktualisht është rritur në mënyrë dramatike dhe arriti në përmasa humanitare, ndërsa kërkoi që këto sulme të marrin fund.

Maas: “Esadi po rrezikon pa mëshirë vdekjen e njerëzve në nevojë”

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi se Esadi po rrezikon pa mëshirë vdekjen e njerëzve në nevojë.

Në prononcimin e tij të bërë për gazetën gjermane “Suddeutsche Zeitung” ministri Maas tha se tensioni në Idlib aktualisht është rritur në mënyrë dramatike dhe arriti në përmasa humanitare, ndërsa kërkoi që këto sulme të marrin fund.

Maas rikujtoi se mes Turqisë dhe Rusisë më herët u arrit në marrëveshje për uljen e tensionimit, ndërsa shtoi se “Esadi po rrezikon pa mëshirë vdekjen e njerëzve në nevojë”.

Shefi i diplomacisë gjermane gjithashtu theksoi nevojën që Rusia të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin sirian.

Duke vënë në dukje se Gjermania i përcolli në mënyrë të qartë pritjet e saj Rusisë, Maas tha se ata bëjnë çdogjë për të ulur tensionin dhe për të ndihmuar sirianët në vendet e tyre.

Maas bëri të ditur se një zgjidhje politike është e nevojshme në Siri, ndërsa shtoi se duhet të parandalohet përkeqësimi i situatës së refugjatëve.

 


Lajme të ngjashme