Libi – Në sulmet e milicisë së Haftarit u plagosën 5 civilë

Pesë civilë u plagosën në sulmin e artilerisë që milicia e lidhur me udhëheqësin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë kreu ndaj kryeqytetit Tripoli.

1358406

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga qendra e shtypit e operacionit Burkan Al-Gadab e lidhur me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë me njohje ndërkombëtare, thuhet se milicët e Haftarit kanë bërë shkelje të armëpushimit duke marrë në shënjestër zonat e banuara me civilë.

Në komunikatë thuhet se predhat që ranë pranë Universitetit të Tripolit plagosën 5 civilë.

Milicët e Haftarit dje ndërmorën sulm me raketa ndaj rajoneve Sevani dhe Bab Et-Texhura të Tripolit.

Palët në konflikt në Libi kanë rënë dakord për propozimin e Turqisë dhe Rusisë për armëpushim të bërë më 12 janar, por milicët e Haftarit prej ditës së parë të shpalljes së armëpushimit filluan me shkelje.

Lajme të ngjashme