Siri – Regjimi i Esadit intensifikon sulmet në Idlib, humbin jetën 13 civilë

Avionët luftarakë të regjimit të Esadit intensifikuan sulmet ndaj vendbanimeve civile në Idlib, ndërsa avionët luftarakë rusë bombarduan zonën rurale të Halepit.

1357551
Siri – Regjimi i Esadit intensifikon sulmet në Idlib, humbin jetën 13 civilë

Në sulmet e regjimit të EsaditZonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë 13 civilë.

Avionët luftarakë të regjimit të Esadit intensifikuan sulmet ndaj vendbanimeve civile në Idlib, ndërsa avionët luftarakë rusë bombarduan zonën rurale të Halepit.

Nga sulmet e avionëve luftarakë të regjimit kanë humbur jetën gjithsej 13 civilë, gjegjësisht 12 në qytetin Idlib dhe 1 në fshatin Kefer Teal.

Ndërkaq avionët luftarakë rusë prej mëngjesit e këtej shënjestrojnë qendrat e nënprefekturave Etarib dhe Daret Izze, vendbanimin Urim Al-Kubra dhe fshatrat Kefer Hamra, Xhine dhe Leymur të Halepit që ndodhen brenda zonës së Çtensionimit.

Ende nuk ka informata për viktima të mundshme nga bombardimet ruse.

Prej marrëveshjes së Soçit të arritur më 17 shtator 2018 e këtej në sulmet e regjimit të Esadit dhe aleatëve të tij kanë humbur jetën mbi 1 mijë e 800 civilë. Ndërkaq numri i të strehuarve në afërsi të kufirit të Turqisë prej janarit 2019 e këtej arriti në 1 milion e 767 mijë njerëz.

 


Lajme të ngjashme