Libia falënderoi Turqinë për qëndrim parimor dhe për mbështetjen e dhënë

Muhammed Al-Ammari Zayid, anëtari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë priti në takim ambasadorin e Turqisë në Tripoli, Serhat Aksen.

1356146
Libia falënderoi Turqinë për qëndrim parimor dhe për mbështetjen e dhënë

Muhammed Al-Ammari Zayid, anëtari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë të njohur ndërkombëtarisht, falënderoi Turqinë për qëndrimin e saj “parimor dhe mbështetjen e dhënë”.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Libisë thuhet se Zayid dhe ambasadori i Turqisë në Tripoli, Serhat Aksen të dielën u takuan në Pallatin Presidencial në kryeqytetin e Libisë.

Në komunikatë bëhet e ditur se Zayid dhe Aksen gjatë takimit biseduan për situatën politike dhe ushtarake në Libi, bisedimet e paqes mes grupeve 5+5 në Gjenevë për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe për negociatat ekonomike dhe politike me temë Libinë.

Zayid gjatë takimit bëri të ditur se Qeveria e Pajtimit Kombëtar “sot është shumë më e fortë dhe e aftë t’i përballojë sulmet dhe të rimarrë tërë territorin libian”.

Duke vënë në dukje se ata janë pesimist për një zgjidhje politike me një tablo në të cilën zë vend edhe Halife Haftar, lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, Zayid tha: “Haftari dhe vendet mbështetëse të tij nuk besojnë në zgjidhje politike, ndërsa në mbledhjet ndërkombëtare marrin pjesë vetëm për të fituar në kohë”.

Zayid gjithashtu falënderoi ambasadorin Aksen për mbështetjen e Turqisë për Libinë dhe për qëndrimin parimor të Ankarasë zyrtare për “mbrojtjen e civilëve, kryeqytetit dhe institucioneve shtetërore të Libisë”.

Ambasadori Aksen nga ana e tij theksoi se ata "veprojnë në bashkëpunim me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar për të siguruar një armëpushim të përhershëm në përputhje me kërkesat e arsyeshme të saj dhe për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Libi".  



Lajme të ngjashme