Hamasi reagon ndaj vendimit të gjykatës izraelite për dënimin e Sheik Raid Salah

“Këto vendime dhe gjykime të Izraelit i cilësojmë si përpjekje për të marrë në shënjestër të gjithë zërat kombëtarë që mbrojnë popullin palestinezë, Jerusalemin dhe Kompleksin Al-Aksa”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Hamasi.

Hamasi reagon ndaj vendimit të gjykatës izraelite për dënimin e Sheik Raid Salah

Hamasi reagoi ndaj vendimit të gjykatës izraelite për të ndëshkuar liderin e Lëvizjes Islamike Palestineze të vitit 1948, Sheik Raid Salah me 28 muaj burgim.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Hamasi thuhet se “Këto vendime dhe gjykime të Izraelit i cilësojmë si përpjekje për të marrë në shënjestër të gjithë zërat kombëtarë që mbrojnë popullin palestinez, Jerusalemin dhe Kompleksin Al-Aksa”.

Në komunikatë, ku bëhet e ditur që këto vendime pasqyrojnë "mentalitetin ekstrem racist" që rregullon institucionet sioniste, veçanërisht gjyqësorin dhe gjykatat izraelite, thuhet se këto vendime nuk do të ndalin marshimin e përpjekjes së popullit, liderëve dhe të dijetarëve.

Sheik Raid Salah, udhëheqësi i Lëvizjes Palestineze Islamike të vitit 1948, u dënua me 28 muaj burg në një gjykatë në Haifa në veri të Izraelit për 4 vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe për akuzat për "mbështetje të organizatës terroriste".

Sheik Salah, për të cilin do të merret parasysh edhe paraburgimi i mëparshëm 11-mujor, do të kalojë 17 muaj në burg nga dënimi i tij aktual prej 28 muajve.

 


Lajme të ngjashme