Ersin Tatar: Turkoqipriotët do ta ndëshkojnë z. Akinci duke mos e votuar në zgjedhje

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar, deklaroi se kritikat e Presidentit Mustafa Akinci për Turqinë nëpërmjet pretendimeve që nuk ekzistojnë, janë një sjellje maksimalisht e gabuar me qëllim të fitimit të zgjedhjeve.

1355910
Ersin Tatar: Turkoqipriotët do ta ndëshkojnë z. Akinci duke mos e votuar në zgjedhje

Duke reaguar me shkrim të shtunën ndaj deklaratave të Presidentit Akinci në reportazhin për ditoren britanike “The Guardian”, Kryeministri i RTQV-së dhe njëherësh Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP), Ersin Tatar, theksoi se Republika Turke e Qipros së Veriut është themeluar që turqit qipriotë të jetojnë dhe lartësohen me vullnetin e tyre.

“Ne jemi të bindur që populli ynë do t’i japë përgjigjen e nevojshme këtij qëndrimi, i cili nuk ka asnjë dobi për të, duke mos votuar për z. Akinci në zgjedhje”, vlerësoi ai.

Tatar theksoi se RTQV-ja dhe Turqia duhet të jenë gjithmonë në një bashkëpunim të sinqertë dhe vëllazëror për të zgjidhur çështjen e Qipros.

“Çdo gjë tjetër përveç kësaj është në dëm të kombit dhe popullit tonë”, u shpreh ai duke nënvizuar se Presidenti Akinci është shumë larg kësaj linje dhe në vend që të sjellë dobi për sigurinë dhe armërinë e popullit të RTQV-së, ai po bën dëme.

“Shembulli më i fundit i kësaj është reportazhi që z. Akinci dha për gazetën «The Guardian» dhe që u pëlqeu shumë grekoqipriotëve. Për fat të keq, z. Akinci po injoron mirëkuptimin dhe përpjekjet e Turqisë për zgjidhjen e problemit qipriot”, përfundoi Kryeministri Tatar.



Lajme të ngjashme