Azerbajxhan – Fillon votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qytetarët azerbajxhanas me të drejtë vote iu drejtuar të dielën për herë të 6-të kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e Kuvendit Kombëtar.

1355822
Azerbajxhan – Fillon votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Azerbajxhan filloi në orën 08:00 dhe do të vazhdojë deri në 19:00 sipas kohës lokale.

Në këtë shtet në brigjet e Kaspikut ka rreth 5 milionë e 387 mijë votues të regjistruar, të cilët do të zgjedhin 125 deputetë në mesin e gjithsej 1 mijë e 314 kandidatëve, 299 prej tyre gra.

Zgjedhjet e parakohshme në Azerbajxhan monitorohen nga 77 mijë e 700 vëzhgues lokalë dhe 880 ndërkombëtarë.

Rezultatet paraprake jozyrtare parashikohet të shpallen gjatë mbrëmjes së të njëjtës dite.



Lajme të ngjashme