Takimi Maduro-Lavrov, theksohet mbështetja e Rusisë ndaj Venezuelës

Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro priti në takim në Pallatin Miraflores, Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, i cili zhvilloi një vizitë në Venezuelë.

1355509

Sipas lajmeve në median e këtij vendi, në deklaratën e bërë për shtyp pas takimit, Lavrov tha se me Maduron zhvilloi një takim “shumë të frytshëm dhe të besueshëm”.

Lavrov, i cili pas Meksikës dhe Kubës, e përfundoi turneun e Amerikës Latine me Venezuelën, tha: “Rusia mbështet qeverinë venezuelase dhe marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar në Moskë, ndërmjet Presidentit Vladimir Putin dhe Nicolas Maduro, duke qenë një pikë fillimi, do të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve”.  

Lajme të ngjashme