Sulmet ajrore siriane dhe ruse vrasin 15 civilë në Idlib

Rusia dhe regjimi sirian ndërmorën sulme ajrore në Zonën e Çtensionimit të Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, duke vrarë të paktën 15 civilë, njoftuan të enjten “Kaskat e Bardha”, një grup sirian i mbrojtjes civile.

1354939
Sulmet ajrore siriane dhe ruse vrasin 15 civilë në Idlib

Në sulmet ajrore që regjimi i Beshar Esadit ka bërë ndaj vendbanimeve brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib kanë humbur jetën 15 civilë.

Regjimi i Esadit ka sulmuar nga ajri dhe toka zona të ndryshme të banuara në provincat Idlib dhe Halep.

Burimet pranë Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha) raportojnë se nga sulmet e regjimit të Esadit në qendër të qytetit të Idlibit dhe fshatrat përreth kanë humbur jetën 3 civilë, ndërsa në sulmet që janë bërë në Halep kanë vdekur 4, pra gjithsej 7 civilë.

Kurse radari i avionëve të opozitës siriane tha se në sulmet e avionëve luftarakë rusë në lagjet pranë qendrës së qytetit të Idlibit kanë humbur jetën 8 civilë.

Nga ana tjetër Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë të dërgojnë përforcime në Zonën e Çtensionimit në Idlib.  

Një autokolonë turke me një numër të madh tankesh është vendosur në pika të ndryshme të Idlibit.

Regjimi i Beshar Eadit dhe aleatët e tij kanë vazhduar intensifikimin e sulmeve ajrore dhe tokësore ndaj vendbanimeve civile që ndodhen brenda Zonës së Çtensionimit të Idlibit.

 


Lajme të ngjashme