Regjimi i Esadit mori kontrollin e 7 vendbanimeve të tjera të Idlibit

Forcat e regjimit të Esadit në Siri dhe grupet e huaja terroriste të mbështetur nga Irani në Siri, morën kontrollin e 7 vendbanimeve në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

1353966

Ndërmjet forcave të regjimit dhe opozitarëve të armatosur së bashku me grupet e armatosura kundër regjimit zhvillohen përleshje intensive në zonën rurale jugore brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit.

Forcat e regjimit natën morën kontrollin e fshatrave Seyh Idris, Reyyan, Bicgas, Kefer Amim dhe Tel Rumman në zonën rurale në lindje të Serakibit.

Kështu që forcat e regjimit që përparojnë nga jugu iu afruan 8 kilometra qendrës së Idlibit.

Aktualisht forcat e regjimit realizojnë sulme ajrore dhe tokësore për të marrë kontrollin e qytezave Kumeynas dhe Sermin, që ndodhen në juglindje të qendrës së qytetit.

Nga ana tjetër, në përleshjet në zonën rurale në jug të Halepit, forcat e regjimit morën kontrollin e fshatrave Humeyra dhe Cizraya.

Forcat e regjimit sirian, që filluan sulmet tokësore ndaj vendbanimeve në kontrollin e ushtarëve opozitarë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në nëntor të vitit 2019 në Idlib, duke përparuar me mbështetjen ajrore të Rusisë, morën kontrollin e shumë vendbanimeve.

Lajme të ngjashme