Kriza humanitare në Idlib

Vlerësim nga Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1350490
Kriza humanitare në Idlib

Regjimi i Esadit me mbështetjen e Rusisë dhe Iranit është duke e sulmuar Idlib për një kohë të gjatë. Vetëm në dy muajt e fundit më shumë se 200 mijë njerëz u shpërngulën, ndërsa mijëra të tjerë kanë humbur jetën ose janë plagosur. Regjimi dhe aleatët e tij përpiqen të dehumanizojnë rajonin duke synuar jo vetëm objektivat ushtarake, por drejtpërsëdrejti civilët, dhe pastaj ta vënën nën kontroll atë. Në Idlib, i cili është bastion i fundit për opozitarët, jetonin në kushte të vështira mbi 4 milionë njerëz, shumica të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ndërsa Turqia me gjithë fuqinë përpiqet ta parandalojë krizën humanitare që jetohet këtu.

Megjithë marrëveshjen e Soçit të nënshkruar në shtator 2018 sulmet e regjimit kundër Idlibit vazhduan me ndërprerje, dhe pasi rusët filluan sulmet ajrore, Idlib u bë përsëri qendër e konflikteve. Pas sulmeve të nisura në prill 2019 regjimi avancoi në veri të Hamës dhe ky proces rezultoi në rrethimin e Forcave të Armatosura Turke në Morek dhe humbjen e qytetit Han-Shejhun nga opozitarët. Që nga kjo periudhë qindra mijëra civilë janë shpërngulur si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të regjimit dhe sulmeve ajrore ruse. Vlerësohet se numri i civilëve të zhvendosur nga të gjitha sulmet në pellgun e Idlib është afër 1 milion e 600 mijë njerëz. Përveç kësaj, thuhet se janë shkaktuar dëme materiale në vlerë 322 milionë dollarë. Si rezultat i sulmeve të fundit, pika e vrojtimit e Forcave të Armatosura të Turqisë në Surman është e rrethuar nga forcat e regjimit.

Ndërsa si pasojë e sulmeve të kryera nga dhjetori 2019 rreth 400 mijë civilë erdhën në kufirin me Turqinë. Me avancimet dhe sulmet e fundit në juglindje të Idlibit dhe perëndimit të Halepit regjimi arriti të marrë nën kontroll rrugën M5 dhe në përputhje me rrethanat, ai vuri në dorë edhe qytetin Maarat Al-Numan. Mendohet se planet afatshkurtra të Rusisë dhe regjimit të Esadit në Idlib synojnë që duke i kontrolluar rrugët M4 dhe M5 të arrijnë në atë pikë prej ku mund të kryejë bombardime nga toka ndaj qendrës së qytetit. Përveç kësaj, një motivim tjetër i Rusisë, Iranit dhe sulmeve të regjimit në Idlib është shkatërrimi i vendbanimeve civile, të cilat do të bëjnë që njerëzit e rajonit të migrojnë dhe kështu do të arrijnë një demografi të menaxhueshme në Siri. Për këtë, civilët ose detyrohen të migrojnë nga vendbanimet e tyre ose vriten. Mund të thuhet se Idlibi është gjithashtu një objektiv sepse ai mirëpret opozitarët të masave të mëdha dhe grupet e armatosura. Ndërkaq Turqia me 12 pikat e saj të vrojtimit edhe pse nuk arrin ta parandalojë krizën në Idlib ajo të paktën përpiqet për ta lehtësuar atë. Turqia në njërën anë është në kërkim të mundësisë për të shfrytëzuar ndikimin e saj politik/diplomatik ndaj Rusisë dhe në anën tjetër duke formuar opinionin publik ndërkombëtar po përpiqet të lehtësojë krizën në çështjen Idlibit. Por, fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kthejë shpinën miliona civilëve në Idlib.

Autor: Can ACUN 



Lajme të ngjashme