Sulmet e regjimit dhe Rusisë në Idlib, vriten 8 civilë

Në sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë në Siri ndaj vendbanimeve civile u vranë të paktën 8 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.

1349912
Sulmet e regjimit dhe Rusisë në Idlib, vriten 8 civilë

sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë në Siri ndaj vendbanimeve civile u vranë të paktën 8 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.

Observatori i avionëve, që i përket opozitarëve, bëri të ditur se avionët luftarakë rusë ndërmorën sulme ajrore në fshatrat Keferlata, Han es Subul, Merdih dhe Mardibse.

Kurse avionët luftarakë të regjimit sirian bombarduan nënprefekturat Serakib dhe Cisir es Sugur, qytezën Kefrenbil dhe fshatin Han es Subul.

Sipas informacioneve të marra nga Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha) në sulmet e regjimit u vra një civil në Serakib dhe 7 të tjerë u vranë në sulmet e Rusisë në fshatin Keferlata.  

Ekipet e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se të plagosurit janë dërguar për kurim në spitalet përreth ndërsa shprehin shqetësimin për rritjen e numrit të viktimave.

 


Lajme të ngjashme