Siri – Sulm terrorist i YPG/PKK-së në Afrin, 4 të plagosur

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila vazhdon të mbajë nën pushtim qytetin veriperëndimor Tell Rifaat të Sirisë, sulmoi të enjten herët qendrën e Afrinit, qytet në zonën e fushëveprimit të operacionit ushtarak turk “Dega e Ullirit”.

1350178
Siri – Sulm terrorist i YPG/PKK-së në Afrin, 4 të plagosur

Terroristët e YPG/PKK-së e goditën Afrinin me raketahedhës shumëgrykësh nga Tell Rifaati, zonë nga e cila duhet të ishin tërhequr në bazë të memorandumit të nënshkruar më 22 tetor 2019 ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Burimet spitalore konfirmuan 4 të plagosur, fatmirësisht asnjëri në rrezik për jetën.

YPG/PKK-ja u nxor jashtë Afrinit me anë të Operacionit “Dega e Ullirit”, por organizata terroriste vazhdon të mbajë nën pushtim qytetin Tell Riffat dhe rrethinat e tij.

Grupi terrorist sulmon shpeshherë edhe vendbanimet civile në Afrin e Azaz, dy qytete nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA).

Fundjavën e kaluar, të paktën 7 civilë gjetën vdekjen dhe mbi 20 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me autobombë dhe raketa “Katyusha” të kryer nga terroristët e YPG/PKK-së në qytetin veriperëndimor sirian të Azazit, përballë rrethit kufitar Kilis të Turqisë.



Lajme të ngjashme