BE-ja përgatitet për evakuimin e 600 qytetarëve të saj nga Kina

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se ka filluar me përgatitje për evakuimin e rreth 600 qytetarëve që ndodhen në Kinë pas epidemisë së koronavirusit të ri që filloi në qytetin Vuhan të Kinës e që u përhap në gjithë botën.

1349880

Janez Lenarçiq, anëtar i Komisionit të BE-së për Menaxhimin e Krizave dhe Stella Kyriakides, anëtare e Komisionit të Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore, mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel të Belgjikës dhe dhanë informacione në lidhje me punën e Komisionit për epideminë e koronavirusit.  

Duke vënë në dukje se komisioni po vepron si një koordinim midis vendeve anëtare të BE-së, Kyriakides kujtoi se aktualisht nuk ka shërim për koronavirusin.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër situatën “komplekse dhe vazhdimisht të ndryshueshme” dhe se unioni në përgjithësi është i gatshëm dhe mund të sigurojë shkëmbimin e informacionit dhe mbështetje për vendet e treta sipas kërkesës.

Ndërkaq Lenarçiq tha se “Rreth 600 qytetarë të BE-së në Kinë njoftuan se duan të evakuohen. BE-ja do të sigurojë ndihmën e nevojshme dhe do të marrë përsipër rolin e koordinimit për evakuimin e tyre”.

Në këtë kontekst, Lenarçiq deklaroi se BE-ja mund të mbulojë 75 për qind të kostos së evakuimit, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Kinën është kryer mirë.

Lajme të ngjashme