OKB-ja kërkon llogari nga personat përgjegjës për sulme ajrore në Libi

Përfaqësia Speciale e OKB-së për Libinë (UNSMIL) dhe Komesariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut publikuan raportin e ri për Libinë.

OKB-ja kërkon llogari nga personat përgjegjës për sulme ajrore në Libi

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bëri thirrje që përgjegjësit për sulmin ajror të forcave të Haftarit ndaj kampit të emigrantëve dhe refugjatëve në zonën Takura në afërsi të kryeqytetit Tripoli, ku humbën jetën 53 persona, të japin llogari.

Përfaqësia Speciale e OKB-së për Libinë (UNSMIL) dhe Komesariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut publikuan raportin e ri për Libinë.

Raporti theksoi se sulmi ndaj kampit në Takura ishte "një nga sulmet më vdekjeprurëse" të konflikteve në Libi.

Në raport mbetet ende i paqartë informacioni mbi avionin që kreu sulmin ajror ndaj kampit, për të cilin thuhet se mund t’i përkiste një vendi të huaj, mund t’i përkiste grupit të armatosur të quajtur Ushtria Kombëtare Libiane e drejtuar nga Haftar ose mund të ketë qenë një nga avionët e një vendi të huaj që mbështet Haftarin.

Edhe pse në raport në lidhje me sulmet ajrore nuk përmendet asnjë shtet i huaj, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) akuzohen për përfshirje në këto sulme.  

Në mes tjerash në raportin 13 faqesh thuhet: “OKB-ja përsërit thirrjen e saj për hetime të pavarura, të paanshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha palët që janë përgjegjës për shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

Gjithashtu tërhiqet vëmendja se 287 civilë u vranë dhe 369 u plagosën në Libi vitin e kaluar, dhe se 60 për qind e viktimave civile u shkaktuan nga sulmet ajror.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet theksoi se sulmi ajror ndaj qendrës së emigrantëve mund të përbëjë një "krim lufte".

Duke thënë se libianët, emigrantët dhe refugjatët janë në mes të dhunës dhe brutalitetit të nxitur nga marrëzitë, Bachelet tha: “Duhet të kërkohet llogari nga ata që janë përgjegjës për krimet sipas ligjit ndërkombëtar”.

 


Lajme të ngjashme