ShBA-ja dënoi sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë ndaj civilëve në Idlib

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dënuan regjimet e Rusisë, Iranit dhe Esadit për sulmet në Idlib të Sirisë.

ShBA-ja dënoi sulmet e regjimit të Esadit dhe Rusisë ndaj civilëve në Idlib

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dënuan regjimet e Rusisë, Iranit dhe Esadit për sulmet në Idlib të Sirisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri një deklaratë me shkrim për shkak të sulmeve të vazhdueshme në Idlib.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin me ankth të madh sulmet e gjera të kryera nga Rusia, Irani, Hezbollahu dhe regjimi i Esadit ndaj popullit në Idlib dhe rajonit perëndimor të Halepit”, bëri të ditur Pompeo në deklaratën e tij.

Duke theksuar se elementët në fjalë kryejnë sulme ajrore pa bërë dallim Sekretari amerikan Pompeo tha se dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të këtyre sulmeve.

“Veprimet destabilizuese të Rusisë, Iranit, Hezbollahut dhe regjimit të Esadit parandalojnë drejtpërdrejtë një armëpushim në veri të Sirisë dhe qindra mijëra njerëz që të kthehen në shtëpitë e tyre në këtë rajon”, deklaroi Pompeo.

Duke theksuar se janë të gatshëm të ndërmarrin të gjitha llojet e hapave diplomatike dhe ekonomike kundër regjimit të Esadit, Pompeo tha: “SHBA dënon këto sulme të papranueshme ndaj njerëzve në veri të Sirisë. Ne bëjmë thirrje për armëpushim emergjent dhe lejimin e hyrjes në zonat e prekura nga sulmet për të ofruar ndihmë humanitare”.

 


Lajme të ngjashme