Milicët e Haftarit godasin një shkollë në Tripoli

Gjatë sulmeve të kryera pa bërë dallim në objektiv që forcat e Haftarit ndërmorën ndaj rajonit Hadba që ndodhet 10 km në jug nga qendra e kryeqytetit Tripoli u godit oborri i një shkolle.

1349005
Milicët e Haftarit godasin një shkollë në Tripoli

Milicët e forcave jolegjitime të Halife Haftarit në Libi ndërmorën sulme ndaj oborri të një shkolle në kryeqytetin Tripoli.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë të njohur nga OKB-ja, gjatë sulmeve të kryera pa bërë dallim në objektiv që forcat e Haftarit ndërmorën ndaj rajonit Hadba që ndodhet 10 km në jug nga qendra e kryeqytetit Tripoli u godit oborri i një shkolle.

Bëhet e ditur se në këtë sulm ka të plagosur dhe të vrarë.

 


Lajme të ngjashme