Sektori energjetik rus përgatitet për hapat e ndryshimit klimaterik

Maksim Oreshkin, ndihmësi i Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin tha se ndryshimet klimaterike dhe hapat e hedhura në lidhje me këtë çështje nga Bashkimi Evropian do të ndikojnë kërkesën për naftë dhe gaz natyror.

Oreshkin la postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe erdhi sot në postin e ndihmësit të Putinit në qeverinë e re të Rusisë bëri vlerësime për kanalin shtetëror rus Rossiya 24 në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që zhvillohet në qytezën Davos të Zvicrës.

Marrëveshjen tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ai e cilësoi si një “minë” nga aspekti i tregtisë ndërkombëtare dhe shtoi: “Evropianët reagojnë sepse Kina në import, do ti zëvendësojë produktet e Evropës me ato të Amerikës. Kjo gjendje, në boshtin SHBA-Kinë-Evropë, me përfshirjen edhe të vendeve të tjera, do të rrisë kontradiktën tregtare gjatë periudhës 2021-2022”.

Oreshkin vlerësoi edhe veprimtaritë e BE-së ndaj ndryshimit të klimës.

Bashkimi Evropian kërkon të ulë në zero çlirimin e karbonit deri vitin 2050. Ky është një synim shumë pretendent, por ky do të ndryshojë tregun më të madh të gazit natyror dhe naftës së Rusisë. Ekonominë ruse duhet ta përgatisin që tani për ndryshimet që do të ndodhin”, theksoi ai.

Eksporti i gazit natyror të Rusisë drejt Evropës në vitin 2019 arriti në nivel rekord me 201,9 miliardë metra kub, ndërsa ky kontinent siguron 30% të naftës nga Rusia.

Lajme të ngjashme