Mbretëresha Elizabeth II miratoi p/ligjin e Brexit

Ka hyrë në fuqi p/ligji i Kornizës Ligjore të Brexit pas miratimit nga Mbretëresha Elizabeth II, kështu Anglia më 31 janar del nga BE-ja.

Mbretëresha Elizabeth II miratoi p/ligjin e Brexit

Projektligji u miratua shpejt nga Dhoma e Komuneve, dhoma e ulët e parlamentit. Kurse në Dhomën e Lordëve, projektligji iu nënshtrua disa ndryshimeve dhe u dërgua përsëri për rafitikim në Dhomën e Komuneve.

Kryeministri Boris Johnson i anuloi ndryshimet duke përdorur shumicën që ka në Dhomën e Komuneve dhe e dërgoi përsëri projektligjin në Dhomën e Lordëve.

Sipas marrëveshjes së Brexit që është arritur mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, Anglia duhet të mbetet zyrtarisht anëtare e BE-së deri më 31 dhjetor, por nuk do të marrë pjesë në mekanizmin e vendimmarrjes politike. Gjatë kësaj periudhe kalimtare, palët do të negociojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë.

Nëse Anglia do të kërkojë zgjatjen e periudhës së tranzicionit, ajo duhet ta deklarojë këtë jo më vonë se muaji qershor. Sidoqoftë, qeveria e Johnson thotë se ata nuk do të kërkojnë kohë shtesë, dhe pavarësisht nëse do të arrihet apo jo një marrëveshje, Mbretëria e Bashkuar do të ndahet zyrtarisht nga BE-ja më 31 dhjetor.

Në referendumin që ishte mbajtur në vitin 2016 në Angli për shkëputjen e vendit nga BE-ja, 52 për qind kishin votuar pro Brexit, pra daljes nga Bashkimi Evropian kurse 48% votuan kundër.

 


Lajme të ngjashme