Koronavirusi - Arrin në 25 numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë

Në epideminë e llojit të ri të koronavirusit (2019-nCoV) që është shfaqur në qytetin Wuhan të Kinës, 830 persona janë ndikuar nga virusi dhe 25 prej tyre kanë humbur jetën.

Koronavirusi - Arrin në 25 numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë

Në epideminë e llojit të ri të koronavirusit (2019-nCoV) që është shfaqur në qytetin Wuhan të Kinës, 830 persona janë ndikuar nga virusi dhe 25 prej tyre kanë humbur jetën.

Përveç rajonit autonom të Tibetit dhe Çinghay-it, numri i personave të ndikuar nga virusi në tërë vendin dhe rajonet autonome dhe ato me administrim të veçantë ka arritur në 830 dhe 177 prej tyre janë në gjendje të rëndë.  

Ndërkaq numri i personave që janë duke u mbajtur nën vrojtim pasi kanë qenë në kontakt me personat e diagnostikuar me këtë epidemi ka arritur në 8 mijë e 420, kurse numri i personave “të dyshuar” se mbartin këtë virus ka arritur në 1072.

Në disa qytete, përveç karburanteve, spitaleve, farmacive dhe marketeve, të gjitha vendet e tjera të punës janë shpallur pushim. Krahas kësaj disa autostrada ndërurbane janë lënë pjesërisht të hapura.  

Kurse në deklaratën e bërë nga shteti Hubey njoftohet se janë pezulluar përkohësisht aktivitetet e të gjitha agjencive turistike në vend.

Gjithashtu theksohet se është shtyrë dita e fillimit të mësimit në fakultete, shkolla fillore dhe të mesme si dhe në kopshte; janë anuluar lejet për policët dhe personelin e njësive ushtarake.   

Ndërkaq Ministria e Financës së Kinës bëri të ditur se për luftën kundër epidemisë në Wuhan janë veçuar 1 miliardë juan (144 milionë dollarë).

 


Lajme të ngjashme