Turqia bllokon hyrjen e Qipros greke në Konferencën për Çarmatimin (CD)

Turqia nuk i ka hapur dritën jeshile kërkesës së administratës grekoqipriote për të qenë anëtare vëzhguese në mbledhjen e parë për vitin 2020 të Këshillit të Përgjithshëm të Konferencës për Çarmatimin (CD) që mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

Turqia bllokon hyrjen e Qipros greke në Konferencën për Çarmatimin (CD)

 

Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit administrata grekoqipriote aplikoi bashkë me disa vende të tjera për të marrë pjesë si vëzhguese në punimet e CD-së.

Turqia njoftoi se nuk do ta miratonte aplikimin e administratës grekoqipriote.

Si rrjedhojë kërkesa e administratës grekoqipriote nuk u pranua. Ndërsa anëtarësimi me statusin e vëzhguesit për 37 vendet e tjera që gjendeshin në listë u aprovua nga Konferenca (CD).



Lajme të ngjashme