Siri - Mijëra civilë zhvendosen gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e sulmeve të regjimit dhe Rusisë

Për shkak të sulmeve intensive të forcave të regjimit të Esadit dhe Rusisë në pjesën rurale perëndimore dhe jugore brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në të Idlibit, në dy ditët e fundit janë zhvendosur 36 mijë civilë.

1346140
Siri - Mijëra civilë zhvendosen gjatë dy ditëve të fundit si pasojë e sulmeve të regjimit dhe Rusisë

Për shkak të sulmeve intensive të forcave të regjimit të Esadit dhe Rusisë në pjesën rurale perëndimore dhe jugore brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib, në dy ditët e fundit janë zhvendosur 36 mijë civilë.

Si pasojë e sulmeve të mbështetura nga ajri edhe nga Rusia vazhdon emigrimi nga Daret İzze, Etarib, Hureytan, Hayyan, Anadan, Ayncara, Kasimiyye, Sellum, Han Tuman, Han Asal, Kefer Naha Bara dhe Ayn Cara.

Nga sulmet e forcave të regjimit të Esadit dhe Rusisë në dy ditët e fundit kanë mbetur pa shtëpi edhe 11 mijë e 69 familje, që do të thotë rreth 36 mijë e 7 civilë.

Një pjesë e madhe e atyre që janë detyruar të zhvendosen vijnë në rajonin ku janë ngritur kampet në kufirin me Turqinë, kurse pjesa tjetër strehohet në rajonet e pastruara nga terroristët me anë të operacioneve të ushtrisë turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Nga jugu dhe juglindja e Idlibit dhe nga vendbanimet në zonat rurale në perëndim dhe jug të Halepit, që nga nëntori i vitit 2019 e deri më sot janë zhvendosur 450 mijë civilë.

Mijëra civilë e kanë të vështirë të gjejnë një vend për tu strehuar për shkak se janë mbushur kampet në Idlib dhe nuk ka infrastrukturë të përshtatshme për të ngritur çadra të tjera ndërkohë që janë pakësuar edhe ndihmat humanitare.

Civilët që janë arratisur nga sulmet dhe kanë mbetur pa shtëpi, e kanë të vështirë të gjejnë ushqim dhe pajisjet minimale njerëzore. Këta civilë presin të ndihmohen.  

 


Lajme të ngjashme