Siri – Gjatë dy ditëve të fundit janë vrarë 39 civilë në Idlib

Në sulmet që regjimi i Esadit dhe mbështetësi i tij Rusia kryejnë prej orëve të vona të ditës së djeshme e deri më tani janë vrarë 8, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit kanë humbur jetën gjithsej 39 civilë.

1346176

Avionët luftarakë rusë prej orëve të vona të ditës së djeshme ndërmorën sulme ajrore ndaj nënprefekturës Serakib dhe fshatrave Tel-Debis, Xhuzef, Ernebe dhe Tel-Nebi Ejup në jug të Idlibit dhe ndaj vendbanimeve Ikrada, Lejramon dhe Rashidin si dhe fshatrave Han Tuman, Keferhamra dhe Halsa në zonat perëndimore dhe jugore të Halepit.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha) në sulmet ndaj fshatit Ernebe janë vrarë 3 civilë, 2 fëmijë dhe një grua dhe në Serakib 6, gjithsej 9 civilë.

Ndërsa sulmet vazhdojnë mbretëron shqetësimi nga rritja e numrit të viktimave.

Numri i civilëve të vrarë në sulmet e kryera gjatë dy ditëve të fundit arriti në 39.

Ndërkohë nga zonat rurale brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib vazhdon largimi i civilëve drejt zonave në afërsi të vijës kufitare të Turqisë për shkak të sulmeve të forcave të regjimit të përbëra nga ushtria e Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, të cilat Rusia i mbështet nga ajri.

Që nga nëntori i vitit 2019, rreth 450 mijë civilë u shpërngulën nga vendbanimet në jug dhe juglindje të Idlibit dhe nga fshatrat perëndimor dhe jugor të Halepit.

Lajme të ngjashme