Presidenti i Francës viziton Palestinën dhe takohet me Kryetari e Shtetit, Mahmud Abbas

Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas tha se dëshirojnë që me në krye Francën, vendet e Bashkimit Evropian të njohin shtetin e Palestinës me kryeqytet Jerusalemin Lindor dhe kufijtë e vitit 1967.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve, “WAFA”, Abbas dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u takuan në ndërtesën e presidencës në Ramallah.  

Në takimin ndërmjet dy liderëve u shqyrtuan zhvillimet në rajon, u vlerësua pika e fundit e arritur në procesin e zgjidhjes politike në çështjen e Palestinës dhe u shkëmbyen mendime në lidhje me këtë temë.

Abbas gjatë takimit e falënderoi Macronin për mbështetjen ndaj vendit të tij “që mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe vendosjen e paqes në kuadër të vendimeve ndërkombëtare”.

Kurse Macron ripërsërti qëndrimin mbështetës të vendit të tij për zgjidhjen me dy shtete dhe theksoi se do të vazhdojnë të mbështesin popullin palestinez për krijimin e institucioneve dhe ekonomisë së vet.

I ndodhur të mërkurën në Izrael për Forumin e 5-të të Holokausit, më pas Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kaloi në Palestinë.

Lajme të ngjashme