Zona e Çtensionimit në Idlib – Në sulmet e regjimit vriten 3 civilë

Në sulmet e regjimit të Esadit dhe mbështetësit të tij Rusisë në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë edhe 3 civilë të tjerë.

1345573
Zona e Çtensionimit në Idlib – Në sulmet e regjimit vriten 3 civilë

sulmet e regjimit të Esadit dhe mbështetësit të tij Rusisë në Zonën e Çtensionimit në Idlib janë vrarë edhe 3 civilë të tjerë.

Observatori opozitarë i avionëve njoftoi se avionët luftarakë rusë që në mëngjesin e të mërkurës sulmuan nënprefekturën Marratunnuman, qytezën Keferruma dhe fshatin Serce të Idlibit dhe nënprefekturën Erarib të Halepit.

Forcat e regjimit, që kanë ndërmarrë sulme ajrore në nënprefekturën Etarib, fshatrat Kefer Naha, Kefer Dael dhe Basantar dhe fshatrat të Deyer Garbi dhe Sheyh Idris në zonën rurale të Idlibit, në fshatin Tel Mennis në jug të Idlibit, ndërmorën një sulm tokësor.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në sulmin ndaj kampit me çadër në Etarib u vrarë 2 civilë ndërsa në sulmin me artileri në fshatin Tel Menis u vra një civil.

Ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.

Në sulmet e të martës së avionëve luftarakë rusë ndaj vendbanimeve civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib ishin vrarë 26 civilë.

 


Lajme të ngjashme