Stoltenberg: Turqia është aleate kyçe e NATO-s për sigurinë e Evropës

Sekretari Stoltenberg bëri të ditur se Evropa nuk do të heq dorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia me të cilat ka lidhur aleancë nën çatinë e NATO-së për sigurinë e saj.

1345106
Stoltenberg: Turqia është aleate kyçe e NATO-s për sigurinë e Evropës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se Turqia është vendi kyç për sigurinë e krahut jugor të NATO-s dhe të Evropës.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbledhjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian dhe në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, Sekretari Stoltenberg theksoi se Evropa nuk do të heq dorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia me të cilat ka lidhur aleancë nën çatinë e NATO-së për sigurinë e saj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Turqia është një aleate e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit, ndërsa vuri theksin në kontributet e saj të veçanta në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

“Turqia është një aleate shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë është një aleate, e cila është më e ekspozuar ndaj sulmeve terroriste. Ajo luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër organizatës terroriste DAESH. Sikur Turqia, e cila kufizohet me Irakun dhe Sirinë, të mos e siguronte infrastrukturën e nevojshme, nuk do të ishim në gjendje për të siguruar arritjet tona kundër DAESH-it”, deklaroi Stoltenberg.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë fjalës së tij preku edhe në bashkëpunimin ushtarak dhe debatet për formimin e ushtrisë së përbashkët në Evropë.

Duke thënë se ata mirëpresin investimet e Evropës në mbrojtje, Stoltenberg tha se kjo nuk nënkupton krijimin e një alternative të NATO-s.

Sekretari Stoltenberg gjithashtu nënvizoi se nuk duhet të ketë distancë midis aleatëve të NATO-s që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian (BE).



Lajme të ngjashme