Rusi – Presidenti Vladimir Putin miratoi qeverinë e re

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, miratoi dhe prezantoi të martën qeverinë e re të vendit.

Rusi – Presidenti Vladimir Putin miratoi qeverinë e re

Kryeministri i sapoemëruar, Mikhail Mishustin, do të ketë 9 zëvendës, 1 më pak sesa paraardhësi i tij, Dmitry Medvedev.

Zëvendëskryeministri për Mbrojtjen – Yury Borisov dhe zëvendëskryeministrja për Çështjet Sociale – Tatyana Golikova, ruajtën postet e tyre në qeverinë pararendëse.

Kabineti i ri qeveritar i Rusisë përbëhet nga 21 ministra, 10 prej të cilëve ruajtën pozicionet e mëparshme, përfshi këtu ministrin e Punëve të Jashtme – Sergey Lavrov, ministrin e Mbrojtjes – Sergey Shoygu, ministrin e Energjetikës – Alexandr Novak dhe ministrin e Punëve të Brendshme – Vladimir Kolokoltsev.

Qeveria e drejtuar nga Medvedevi dha dorëheqjen më 15 janar pasi Putini propozoi ndryshime kushtetuese.

Në mbledhjen e parë me kabinetin e ri, Presidenti Vladimir Putin u uroi suksese të gjithë anëtarëve të qeverisë; ndërsa Kryeministri Mikhail Mishustin theksoi se duhet të vihen në zbatim me shpejtësi detyrat e përcaktuara për rritjen e popullsisë, nivelit të shëndetësisë dhe mirëqenies në vend.

Qeveria e re ruse formohet nga emrat e mëposhtëm:

Kryeministër – Mikhail Mishustin

Zëvendëskryeministër i Parë – Andrey Belousov

Zëvendëskryeministër – Dmitry Grigorenko

Zëvendëskryeministër – Yury Trutnev

Zëvendëskryeministre – Victoria Abramchenko

Zëvendëskryeministër – Yury Borisov

Zëvendëskryeministre – Tatyana Golikova

Zëvendëskryeministër – Alexey Overchuk

Zëvendëskryeministër – Marat Khusnullin

Zëvendëskryeministër – Dmitry Chernyshenko

Kabineti:

Ministër i Arsimit – Sergey Kravtsov

Ministër i Shkencës dhe Arsimit të Lartë – Valery Falkov

Ministër për Zhvillimin e Lindjes së Largët Ruse – Alexander Kozlov

Ministër i Burimeve Natyrore dhe Ekologjisë – Dmitry Kobylkin

Ministër i Punëve të Brendshme – Vladimir Kolokoltsev

Ministër i Drejtësisë – Konstantin Chuychenko

Ministër i Punëve të Jashtme – Sergey Lavrov

Ministër i Tregtisë dhe Industrisë – Denis Manturov

Ministre e Kulturës – Olga Lyubimova

Ministër i Ndërtimit dhe Shërbimeve Komunale – Vladimir Yakushev

Ministër i Zhvillimit Digjital dhe Komunikimit Masiv – Maksut Shadayev

Ministër i Energjetikës – Alexander Novak

Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Maxim Reshetnikov

Ministër për Mbrojtjen Civile dhe Situatat Emergjente – Evgeny Zinichev

Ministër i Financave – Anton Siluanov

Ministër i Shëndetësisë – Mikhail Murashko

Ministër i Transportit – Evgeny Dietrich

Ministër i Bujqësisë – Dmitry Patrushev

Ministër i Punës dhe Mbrojtjes Sociale – Anton Kotyakov

Ministër i Mbrojtjes – Sergey Shoygu

Ministër i Sportit – Oleg Matytsin



Lajme të ngjashme