Politikanët izraelitë zotohen për aneksimin e Luginës së Jordanit dhe Detit të Vdekur
Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe Benny Gantz, udhëheqësi i Aleancës Kaltër-Bardhë u zotuan të aneksojnë Luginën e Jordanit dhe Detin e Vdekur Izraelit nëse fitojnë në zgjedhje.

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu u zotua të "nënshkruajë marrëveshje historike për paqen" me më shumë vende arabe.
Sipas lajmeve të gazetës izraelite “Yedioth Ahronoth”, Netanyahu filloi me fushatën zgjedhore të Partisë “Likud”, të cilën ai e drejton.
Në fjalën e tij të mbajtur si pjesë e fushatës, Netanyahu u zotua të "nënshkruajë marrëveshje historike për paqe" me më shumë vende arabe, "të krijojë një aleancë mbrojtëse me Amerikën" dhe "të frenojë Iranin përfundimisht".
Ndërkaq në lidhje me Luginën e Jordanit Netanyahu tha: “Ne do ta shpallim sovranitetin tonë në Luginën e Jordanit dhe Detin e Vdekur pa humbur kohë dhe do ta bëjmë këtë pa një shtyrje ose pa veton e Ahmed et-Tiybi (deputetit të Bllokut të Listave të Përbashkëta Arabe)”.
Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike me asnjë vend arab, përveç Egjiptit dhe Jordanisë.
Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu u zotua për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme hebraike në Luginën e Jordanit dhe në Bregun Perëndimor para zgjedhjeve të 17 shtatorit 2019.
Benny Gantz, udhëheqësi i Aleancës Kaltër-Bardhë që shkoi dje në Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor me stafin e partisë së tij, tha që ai do të aneksojë luginën në qoftë se fiton në zgjedhjet e 2 marsit.