Libi – Forcat e Haftarit sulmojnë Aeroportin Mitiga të Tripolit me raketa “Grad”

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë njoftoi të mërkurën bombardimin e Aeroportit Ndërkombëtar Mitiga të Tripolit nga forcat e armatosura ilegale të gjeneralit puçist, Khalifa Haftar.

Libi – Forcat e Haftarit sulmojnë Aeroportin Mitiga të Tripolit me raketa “Grad”

Mohammed Qanounou, zëdhënës i GNA-së së njohur ndërkombëtarisht, deklaroi se forcat e Haftarit sulmuan aeroportin në fjalë me 6 raketa “Grad”.

“Ky sulm është një kërcënim flagrant për lundrimin ajror në aeroport dhe në të njëjtën kohë një shkelje e re dhe e përsëritur e armëpushimit nga forcat e Haftarit”, theksoi ai.

Zëdhënësi Qanounou nuk dha detaje të mëtejshme për viktima të mundshme apo dëme materiale.



Lajme të ngjashme