Irak – Deputetët mbledhin firma për heqjen e imunitetit ushtarëve të huaj

Një grup deputetësh në Parlamentin e Irakut kanë mbledhur firma për heqjen e imunitetit [diplomatik] ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe të forcave të tjera të huaja që ndodhen në vend.

Irak – Deputetët mbledhin firma për heqjen e imunitetit ushtarëve të huaj

Një grup deputetësh në Asamblenë Kombëtare të Irakut (Parlament), që kërkojnë nxjerrjen e një ligji për heqjen e imunitetit forcave amerikane dhe të tjera të huaja në vend, i dorëzoi Kryesisë së Kuvendit dhe Presidencës listën me 60 firmat e mbledhura.

Mësohet se deputetët që kanë firmosur kërkesën në fjalë janë deputetë shiitë nga grupe të ndryshme në Parlamentin e Irakut.

Më herët Parlamenti i Irakut kishte marrë një vendim për dëbimin e ushtarëve amerikanë dhe të forcave të tjera të huaja që gjenden në vend.

 


Lajme të ngjashme