Gjykimi i Trumpit –Miratohen rregullat themelore

Drafti i këtyre rregullave i përgatitur nga udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell, u miratua me 53 vota pro dhe 47 kundër.

Gjykimi i Trumpit –Miratohen rregullat themelore

seancën e parë gjyqësore për shkarkim të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump, të mbajtur në Senatin Amerikan që zgjati 13 orë, u miratuan rregullat themelore.

Drafti i këtyre rregullave i përgatitur nga udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell, u miratua me 53 vota pro dhe 47 kundër.

Ndërkohë që seanca e parë gjyqësore përfundoi në orën 02:00 me orën lokale, brenda kornizës së rregullave themelore secilës palë do t'i jepet 24 orë gjatë 3 ditëve për hapjen e mbrojtjes.

Ky afat kohorë fillon sot pasdite.

Pas afatit në fjalë, mbase javën e ardhshme, senatorët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje, ndërsa do t'u jepet 16 orë për t’i parashtruar pyetjet e tyre.

Gjatë seancës së parë për shkarkim të mbajtur në Senat, ku u gjykua Presidenti Trump, republikanët kundërshtuan propozimin e demokratëve, të cilët kërkuar një dokument nga Shtëpia e Bardhë.

Drejtuesi i pakicës së demokratëve në Senat, Chuck Schumer paraqiti një propozim për një ndryshim në kontekstin e hetimit të Ukrainës me të cilin parashikohet kërkimi i dokumenteve nga Shtëpia e Bardhë.

Kërkesa u refuzua me 53 vota kundër 47 votave pro, ndërsa vlen të përmendet se të gjithë senatorët votuan në linjën e partisë së tyre.

Në mënyrë të ngjashme, Schumer paraqiti një kërkesë të re në Asamblenë e Përgjithshme për regjistrim dhe kërkesë dokumenti nga Departamenti i Shtetit, por edhe kjo kërkesë u refuzua.

Po kështu një propozim tjetër që kërkonte regjistrin dhe dokumente nga Zyra e Administratës dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë nuk u pranua.

 


Lajme të ngjashme