Akinci: Në rajonin e Mesdheut duhet të vihet në veprim diplomacia

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Mustafa Akinci vuri theksin në tensionin në Mesdhe dhe tha se është e nevojshme të drejtohet diplomacia deri në maksimum.

Akinci foli në "Forumin Ndërkombëtar të Diplomacisë së Shkencës" që u mbajt në kryeqytetin Lefkoshë.

Duke i bërë një vlerësim tensionimit që po jetohet në rajonin e Mesdheut Akinici tha: “Ne jemi në kryqëzimin e një rruge që ndahet në dy në çështjen e gazit natyror. Ose do të preferohet diplomacia e tensionimit, gjë të cilën e bëjnë fqinjët tanë grekë, ose zhvillimet do të evoluojnë drejtë bashkëpunimit duke i kushtuar rëndësi të dhënave shkencore”.

Akinci kujtoi se Greqia, Izraeli dhe udhëheqja greko-qipriote nënshkruan Projektin e Gazsjellësit Natyror të Mesdheut Lindor (EastMed) më 2 janar, në kundërshtim me të dhënat shkencore.

Ai tha se projekti “EastMed” nuk ka asnjë bazë shkencore, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në këtë kontekst ne duhet të vëmë në veprim diplomacinë deri në maksimum dhe këtë duhet ta forcojmë me fakte shkencore”.

Në forumin në fjalë morën pjesë një numër i madh i akademikëve vendor dhe të huaj.

Lajme të ngjashme