Siri – Nga sulmet e regjimit të Esadit humbin jetën 7 civilë

Sipas observatorit opozitarë të avionëve, bëhet e ditur që avionët luftarakë rusë në orët e mëngjesit kanë kryer sulme ndaj fshatrave Kefer Teal dhe Kefer Xhum në zonën rurale në perëndim të Halepit.

Siri – Nga sulmet e regjimit të Esadit humbin jetën 7 civilë

Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë ndaj vendbanimeve civile në Halep që ndodhet brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib janë vrarë 7 civilë.

Sipas observatorit opozitarë të avionëve, bëhet e ditur që avionët luftarakë rusë në orët e mëngjesit kanë kryer sulme ndaj fshatrave Kemari, Shamio, Bavvabije, Kefer Teal, Kefer Xhum dhe Xhine në zonën rurale në perëndim të Halepit.

Burimet e Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha) njoftojnë se në sulmet në fjalë në fshatin Kefer Teal janë vrarë 3, në Kefer Xhum 2 dhe në fshatin Xhine 2, gjithsej 7 civilë, ndërsa u plagosën 15 të tjerë.

Ndërkohë nga zonat rurale brenda Zonës së Çtensionimit në Idlib vazhdon largimi i civilëve drejt zonave në afërsi të vijës kufitare të Turqisë për shkak të sulmeve të forcave të regjimit të përbëra nga ushtria e Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, të cilat Rusia i mbështet nga ajri.

Rreth 27 mijë civilë nga vendbanimet në zonat rurale perëndimore dhe jugore të Halepit migruan në kampet që ndodhen në vijën kufitare të zonave të çliruara me operacionet Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit.

 


Lajme të ngjashme