Maduro i gatshëm për bisedime direkte me Trump

"Një marrëdhënie mbi baza respekti dhe dialogu sjell gjithmonë një situatë të favorshme (win-win), kurse një marrëdhënie konfrontimi sjell një situatë humbëse për të dyja palët," tha Maduro në një reportazh për «The Washington Post».

Maduro i gatshëm për bisedime direkte me Trump

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro njoftoi se është koha për të filluar negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për t'i dhënë fund ngërçit politik që e mban vendin e tij nën presion.

"Pavarësisht se sa të mëdha janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), nëse midis qeverive ka respekt, nëse ka një dialog, një shkëmbim të vërtetë informacion, atëherë mund të siguroheni për krijimin e marrëdhënieve të një lloji të ri. Një marrëdhënie e mbështetur në respekt dhe dialog sjell gjithmonë një situatë të favorshme [win-win]. Kurse një marrëdhënie konfrontuese sjell një situatë të humbur," u shpreh Maduro në një intervistë për «The Washington Post».

Maduro tha se duhet të marrë fund bllokada politike që ushtron presion ndaj vendit tij me një popullsi prej 30 milionë banorësh dhe se është koha për të filluar negociatat e drejtpërdrejta me ShBA-të.

Duke sqaruar se ai po përpiqet të komunikojë drejtpërdrejt me presidentin amerikan Donald Trump, Maduro tha se njerëzit përreth Trumpit i kanë paraqitur këtij raporte të gabuara për Venezuelën.

Në Venezuelë zyrtarët amerikanë mbështesin opozitën që u përpoq të bëjë grushtshteti.

 


Lajme të ngjashme