Libi – Haftari shkel armëpushimin e arritur në Konferencën e Berlinit

Forcat e armatosura të gjeneralit jolegjitim, Khalifa Haftar që veprojnë në lindje të Libisë, vazhdojnë të shkelin armëpushimin e arritur në Berlin duke sulmuar me mortaja dhe raketa rajonin Salahaddin në jug të kryeqytetit, Tripoli.

Libi – Haftari shkel armëpushimin e arritur në Konferencën e Berlinit

Abulmalik el-Medeni, zëdhënësi i operacionit “Vullkani i Zemërimit” [Burkan el-Gadab] i forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) me legjitimitet ndërkombëtar në Libi, në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve AA tha se "Milicët e Khalifa Haftarit kanë shkelur armëpushimin duke kryer sulme të rastësishme me mortaja dhe raketa ndaj fronteve në rajonet Selahaddin dhe Remle në jug të Tripolit.

Në të njëjtën mënyrë forcat paramilitare të Haftarit kishin kryer sulme me mortaja edhe në rajonin Hallatat të dielën, ndërsa palët libiane dhe komuniteti ndërkombëtar ishin mbledhur në Berlin të Gjermanisë për vendosjen e armëpushimit dhe fillimin e procesit politik në Libi.

Gjatë këtij sulmi me mortaja ishin goditur cisternat e naftës, të cilat ishin përfshirë nga flakët dhe retë me tym të zi ishin ngritur në qiellin e Tripolit.

Forcat e Haftarit e kishin shkelur armëpushimin duke sulmuar me mortaja edhe të dielën në mbrëmje rajonin Selahaddin në jug të kryeqytetit të vendit menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Berlinit. 

 


Lajme të ngjashme