Konferenca për Libinë do të vazhdojë në nivel të ministrave të Jashtëm

Bëhet e ditur se në fillim të muajit shkurt në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë në vazhdën e Konferencës së Berlinit do të mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në konferencë.

Konferenca për Libinë do të vazhdojë në nivel të ministrave të Jashtëm

Bëhet e ditur se në fillim të muajit shkurt në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë në vazhdën e Konferencës së Berlinit do të mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në konferencë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u tha gazetarëve në Bruksel se Konferenca e Berlinit për Libinë ka arritur qëllimin e saj.

Duke bërë të ditur se qëllimi më i rëndësishëm këtu është ndalimi i mbështetjes së atyre që mbështesin palët në Libi, shefi i diplomacisë gjermane tha se në këtë mënyrë palët në konflikt mund të detyrohen të ulen në tryezë.

"Ne vendosëm të vazhdojmë Konferencën e Libisë në nivelin e ministrave të Jashtëm në Berlin në fillim të shkurtit", tha Maas, duke theksuar se takimi në kryeqytetin gjerman ishte një fillim.

Maas gjithashtu tha se në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), do të shpjegohet se si BE-ja do të përfshihet në proces, ndërsa theksoi se çështja për embargon e armëve do të diskutohet gjithashtu në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS i OKB).

Ai rikujtoi që të dy palët në Libi kanë dhënë emra për formimin e komitetit ushtarak 5+5, ndërsa shtoi se Përfaqësuesi Special i OKB-së për Libinë, Gassan Salame do t’i dërgojë ftesat për takimin e parë këtë javë.

Me ftesë të Kancelares Angela Merkel dje në Berlin u organizua Konferenca e Libisë me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive në mesin e të cilëve ishin edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.

 


Lajme të ngjashme