Siri – Trupat amerikane u presin rrugën ushtarëve rusë në Rmelan

Ushtarët amerikanë të pranishëm në rajonet që mbahen nën okupimin e grupit terrorist YPG/PKK në Siri, ndaluan të shtunën ushtarët rusë që ishin nisur drejt fushave të naftës.

Siri – Trupat amerikane u presin rrugën ushtarëve rusë në Rmelan

Mosmarrëveshjet ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë në lidhje me fushën e naftës në Rmelan, zonë në verilindje të provincës Hasakah, janë duke vazhduar.

Siç bëjnë të ditur burime të besueshme lokale, trupat amerikane bllokuan një patrullë ushtarake ruse gjatë rrugës për në fushën e naftës.

Tensioni ndërmjet dy grupeve ndodhi kur ushtarët amerikanë u kërkuan ushtarëve rusë të ktheheshin në rrethin Amuda, në veriperëndim të Hasakah.

Ushtarët rusë u detyruan të ktheheshin pas duke qenë se rruga për në Rmelan, ku ndodhet baza ajrore e SHBA-së, ishte bllokuar.

Të enjten, terroristët e YPG/PKK-së gjithashtu ndaluan ushtarët rusë të kalonin nëpër qytetin Qamishli për ngritjen e një zone ushtarake pranë fushës së naftës në Rmelan dhe nuk i lejuan ata që të shkonin në këtë zonë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e njohur si një organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra, fëmijë dhe foshnja.



Lajme të ngjashme