Trump: I ashtuquajturi "Lideri Suprem" i Iranit të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke iu referuar fjalëve të liderit iranian, Ali Hamaney në lidhje me Amerikën dhe Evropën paralajmëroi me fjalët: “Ai (Hamaney) të ketë shumë kujdes me fjalët”.

Në një postim të bërë në median sociale Twitter, Trump shkroi: “I ashtuquajturi "Lideri Suprem" i Iranit, i cili kohët e fundit nuk ka qenë dhe aq Suprem, kishte shprehur disa llafe të këqija për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën. Ekonomia e tyre po përkeqësohet dhe populli po vuan. Ai (Hamaney) duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij!”.

Tensioni mes Iranit dhe Amerikës kishte arritur kulmin pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, Komandantit të Forcës Jerusalemi të Gardës Revolucionare të Iranit në sulmin ajror të Amerikës më 3 janar në aeroportin e Bagdadit dhe kundërpërgjigjes së Iranit më 8 janar duke goditur me raketa bazat amerikane në el-Esed dhe Erbil të Irakut.  

Lajme të ngjashme