Terroristët e YPG/PKK sulmojnë me raketë Afrinin nga territori i Tel Rifatit

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK mori në shënjestër me raketë Grand qendrën e nënprefekturës Afrin, e cila ishte spastruar nga terroristët me operacioni “Dega e Ullirit”.

Terroristët e YPG/PKK sulmojnë me raketë Afrinin nga territori i Tel Rifatit

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK, që vazhdon pushtimin e nënprefekturës Tel Rifat në Siri, mori në shënjestër me raketë Grand qendrën e nënprefekturës Afrin, e cila ishte spastruar nga terroristët me operacioni “Dega e Ullirit”.

Terroristët e YPG/PKK, që sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Rusisë më 22 tetor 2019 duhet të boshatiste Tel-Rifatin, nga kjo nënprefekturë ndërmorën një sulm me raketë ndaj qendrës së Afrinit.

Raketa, që ra në një fushë të zbrazët nuk shkaktoi të vrarë ose dëme materiale.

Terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, që u nxorën nga Afrini me anë të operacionit “Dega e Ullirit”, vazhdojnë të mbajnë të pushtuar rajonin e Tel Rifat që ndodhet në juglindje të nënprefekturës. Organizata terroriste, që ka bërë strofkë në këtë rajon, merr shpesh në shënjestër civilët në vendbanimet që kontrollohen nga Ushtria e Lirë Siriane.

Në sulmin e të premtes me 6 raketa katjusha (raketahedhëse prodhim sovjetik)në nënprefekturën Azez të Sirisë, që ndodhet përballë rrethit Kilis të Turqisë, u plagosën 10 civilë.  

Operacioni “Dega e Ullirit”, kishte filluar më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.



Lajme të ngjashme