Sulm ndaj turqve në Somali

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” sulmi me autobombë, 30 kilometra larg kryeqytetit Mogadisho, kishte në objektivë kontraktorët turq.

1343121
Sulm ndaj turqve në Somali

Në Somali shpërtheu një autobombë pranë restorantit ku po drekonin turqit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” sulmi me autobombë, 30 kilometra larg kryeqytetit Mogadisho, kishte në objektivë kontraktorët turq.  

Ambasadori i Turqisë në Mogadisho, Mehmet Jëllmaz (Mehmet Yılmaz) në deklaratën paraprake tha se sipas njoftımeve të para nuk ka informacione për të vrarë por vetëm për të plagosur.

Ndërsa në një deklaratë të mëvonshme të ardhur nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koxha (Koca), thuhet: “Në sulmin terrorist në Somali u plagosën 15 persona ndër të cilët 6 ishin turq. 2 nga nënshtetasit turq të plagosur janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen ende në operacion”.

 



Lajme të ngjashme