Hook: Irani do të mbetet edhe më i vetmuar për sa kohë vazhdon kërcënimet

Përfaqësuesi i Posaçëm i Amerikës për Iranin, Brian Hook duke iu referuar deklaratave të liderit iranian, Ali Hamaney, tha: “Për sa kohë që regjimi i Iranit vazhdon të kërcënojë botën, do të mbetet edhe më i vetmuar gjithnjë e më shumë".

Hook: Irani do të mbetet edhe më i vetmuar për sa kohë vazhdon kërcënimet

Përfaqësuesi i Posaçëm i Amerikës për Iranin, Brian Hook duke iu referuar deklaratave të një dite më parë të liderit iranian, Ali Hamaney, tha: “Për sa kohë që regjimi i Iranit vazhdon të kërcënojë botën, do të mbetet edhe më i vetmuar gjithnjë e më shumë”.

Brian Hook bëri deklarata në lidhje me tensionin ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se në listën e sanksioneve kanë përfshirë edhe Hasan Shahvarpou, një prej komandantët e Gardës së Revolucionit të Iranit, i cili ka marrë pjesë në shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë protestave kundër udhëheqjes së vendit.  

Hook nënvizoi se prej sanksioneve ekonomike që Amerika zbaton ndaj Iranit, Teherani ndodhet në vështirësi dhe për shkak të këtyre sanksioneve ka rënë 80% shitja e naftës në këtë vend. Kjo çon në një dëm vjetor prej 50 miliardë dollarësh.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Amerikës për Iranin tha gjithashtu se kërcënimet e vazhdueshme të Teheranit ndaj Amerikës dhe vendeve të tjera do ta çojnë Iranin në një gjendje edhe më të vështirë. Ai i bëri thirrje udhëheqjes iraniane që ti japë fund kërcënimeve.  

Lideri Iranian Ali Hamaney, në hytbenë e parë të xhumasë pas 8 vjetësh kërcënoi Amerikën dhe tha se Ushtria e Gardës së Revolucionit do të vazhdojë aktivitetet përtej kufirit.

 


Lajme të ngjashme