Raporti i OKB-së: YPG/PKK rekruton fëmijët në luftë

Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara publikoi të dhëna të reja që tregojnë se terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK përdorin fëmijët në Siri si luftëtarë.

Në lidhje me gjendjen e fëmijëve në rajon, Këshilli publikoi raportin me titull “Fshinë ëndrrat e fëmijëve: Të drejtat e fëmijëve në Siri”.  

Në raport bëhet e ditur se organizata separatiste terroriste YPG/PKK pranon në organizatë vajza dhe djem nën moshën 18-vjeçare dhe i përdor ata në Halep, Haseke, Aynel Arab (Kobani) dhe Rakka.

Burimi që jep informacionet që demonstrojnë se fëmijët armatosen, shpjegon se si tërheq kallashnikovin një fëmijë 10-vjeçar, për të cilin arma është shumë e madhe.

Në raport bëhet e ditur se terroristët e YPG-së kërcënojnë familjet që regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat e regjimit.  

“Këshilli komunikon se autoritetet lokale mbështesin zbatimin e rregullores arsimore në shkollat që japin mësim në turqisht në Afrin, Bab dhe Jerablus me mbështetjen e autoriteteve turke”, është shprehja që zë vend në raport.  

Gjithashtu Këshilli nënvizon edhe shqetësimin prej ndikimit negativ tek civilët të sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Lajme të ngjashme