Libi – Forcat e Haftarit bëjnë shkelje të armëpushimit në Tripoli

Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi, e njohur ndërkombëtarisht njoftoi se milicët e forcave jolegjitime të Haftarit në lindje të vendit kanë bërë shkelje të armëpushimit në kryeqytetin Tripoli.

1342636
Libi – Forcat e Haftarit bëjnë shkelje të armëpushimit në Tripoli

Qeveria e Pajtimit Kombëtar në Libi, e njohur ndërkombëtarisht njoftoi se milicët e forcave jolegjitime të Haftarit në lindje të vendit kanë bërë shkelje të armëpushimit në kryeqytetin Tripoli.

Zëdhënësi i forcave qeveritare, Muhamed Kanunu në një komunikatë me shkrim tha se milicët e Haftarit ndërmorën sulme me mortaja ndaj impianteve të naftës Brega që ndodhet përgjatë rrugës për në aeroport në lindje të Tripolit.

Zëdhënësi Kanunu tha se impianti në fjalë ka pësuar dëme nga sulmet.

Forcat e Haftarit hapën gjithashtu zjarr mbi pozicionet e trupave qeveritare në frontin Ravaxhih në rajonin Karabuli, 50 kilometra në lindje të Tripolit.

Rajoni i Karabulit ndodhet në zonën bregdetare midis Tripolit dhe Misratas. Pasagjerët të cilët nuk kanë mundur të përdorin aeroportin Mitiga në kryeqytet për shkak të sulmeve, arrijnë në aeroportin e Misratas përmes kësaj rruge.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin më 8 janar nga palët në Libi kërkuan vendosjen e armëpushimit.

Pas pranimit të propozimit nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar dhe forcave të Haftarit armëpushimi hyri në fuqi më 12 janar.

Më vonë, bisedimet midis delegacioneve turke dhe ruse dhe palëve në Libi u mbajt në Moskë në 13 janar.

Megjithatë Haftar nuk e nënshkroi marrëveshjen, e cila u formua si rezultat i përpjekjeve të gjata, dhe u largua nga Moska.

Edhe pse Haftar nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit, situata jokonfliktuale në Libi ka mbetur kryesisht në fuqi që nga 12 janari.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pas takimit me Haftarin tha se “Ai premtoi se do të pajtohej me armëpushimin aktual".

 


Lajme të ngjashme