Hafteri i dërgon një letër Putinit, ku shkruan se është i gatshëm të shkojë përsëri në Rusi

Halife Hafter, lideri e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë kërkon të zhvillojë një vizitë në Rusi për të vazhduar negociatat për paqe.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për media e Kremlinit bëhet e ditur se Hafteri i ka dërguar një letë Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Shprehim falënderimet tona për negociatat në Moskë për sigurimin e paqes në Libi dhe këtë e mbështesim plotësisht. Për të vazhduar procesin e negociatave që kanë filluar jemi të gatshëm të pranojmë ftesën tuaj dhe të zhvillojmë një vizitë në Rusi” shkruhet në letrën e Hafterit të cituar në deklaratën në fjalë.

Hafteri, në fillim të kësaj jave, pa nënshkruar marrëveshjen e arritur për armëpushim pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë nën monitorimin e Turqisë dhe Rusisë, u largua nga ky vend.

Lajme të ngjashme