Trump kërcënon Evropën me vendosjen e tarifave doganore

Bëhet e ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e taksave doganore për Evropën nëse kjo e fundit nuk ndërmerr veprime kundër Iranit.

1342034
Trump kërcënon Evropën me vendosjen e tarifave doganore

Bëhet e ditur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, kërcënoi me vendosjen e taksave doganore për Evropën nëse kjo e fundit nuk ndërmerr veprime kundër Iranit.

Sipas lajmit të gazetës amerikane “The Washington Post”, të bazuar në burime zyrtare evropiane, Trump kërcënoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë disa ditë përpara prezantimit të Mekanizmit të Zgjidhjes së Konflikteve, i cili do të sillte rivendosjen e sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër Iranit.

Administrata e Trumpit tha se nëse këto vende nuk aktivizojnë mekanizmin kundër Iranit, ata do të vendosin një tarifë prej 25 për qind për makineritë e importuara nga Evropa.

Zyrtari i nivelit të lartë evropian tha se mesazhi i kërcënimit të Trumpit iu dorëzua drejtpërdrejt autoriteteve në Londër, Paris dhe Berlin, e jo përmes ambasadave në Uashington.

Zyrtarët e Anglisë, Francës dhe Gjermanisë vendosën për të vënë në veprim mekanizmin në fjalë, por pas pasqyrimit të kërcënimit të Trumpit në shtyp ata kanë ardhur në pikën për të hequr dorë nga ky vendim dhe janë të shqetësuar që do të etiketohen si “kukullat e Uashingtonit”.

"Ne nuk donim të dukeshim të pafuqishëm. Kjo është arsyeja pse e fshehëm kërcënimin (Trump)", tha një zyrtar evropian.

Gazeta citon Jeremy Shapiro, Drejtorin e Këshillit Evropian për Kërkime të Marrëdhënieve me Jashtë të ketë thënë: "Kërcënimet me tarifa doganore janë taktika mafioze. Marrëdhëniet midis aleatëve zakonisht nuk funksionojnë kështu".

 


Lajme të ngjashme