Siri – Regjimi i Esadit vazhdon të avancojë në Idlib

Krahas armëpushimit të vendosur në Zonën e Çtensionimit në Idlib, forcat e regjimit vazhdojnë të ndërmarrin sulme.

1342102
Siri – Regjimi i Esadit vazhdon të avancojë në Idlib

Regjimi i Esadit në Siri vazhdon të avancojë në tokë krahas armëpushimit të vendosur në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

Forcat e regjimit së bashku me grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe me mbështetjen ajrore të Rusisë në orët e hershme të mëngjesit filluan një operacion të ri në lindje të Idlibit.

Pas luftimeve të dhunshme forcat e regjimit arritën të marrin nën kontroll fshatrat Muvejha dhe Abu Xhirruf, të kontrolluar nga opozitarët ushtarakë.

Nga ana tjetër sipas observatorit opozitarë të avionëve Rusia ndërmori sulme ajrore ndaj nënprefekturës Marratinuman, fshatit Binin dhe fshatrave Ajn Xhera dhe Kefer Naha në perëndim të Halepit.

Ndërkaq edhe avionët luftarakë të regjimit sulmuan rrethet e Maarratinuman, Ihsim dhe Keferruma.

Bëhet e ditur se në sulmet e djeshme të regjimit dhe aleatit të tij Rusisë kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur të paktën 50 të tjerë.

 


Lajme të ngjashme