Lavrov: Arroganca e Amerikës shkaktoi gjëma në Lindjen e Mesme

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov tha se veprimtaritë arrogante të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë hapur rrugën gjëmave në rajonin e Lindjes së Mesme.

1342202

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të filialit të Institutit të Diplomacisë Shtetërore të Moskës në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, Lavrov vlerësoi veprimtaritë e Amerikës në Lindjen e Mesme.

Ai tërhoqi vëmendjen se vende si Iraku e Libia janë copëtuar me lëvizjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shtoi: “Veprimtaritë arrogante të Amerikës dhe aleatëve të saj kanë shkaktuar gjëma në rajonin e Lindjes së Mesme”.

Ministri rus duke bërë të ditur se është përkeqësuar gjendja përreth Iranit, ndër të tjera tha: “Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin, krijoi një gjendje të tensionuar nga aspekti i kontrollit të armëve dhe përhapjes së armëve të shfarosjes në masë”.

Ai tha se Amerika, e cila mundohet të bëjë një konkurrencë të padrejtë, pengon aktivitetet e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Me sanksione të jashtëligjshme dhe duke keqpërdoruar statusin e dollarit, Amerika mundohet që ti imponojë vendeve të tjera vendimet e veta”, u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov.  

Lajme të ngjashme