Bastisje skandaloze në Egjipt – Ndalohen 4 punonjës të agjencisë turke të lajmeve “Anadolli”

Bastisje skandaloze në Egjipt – Ndalohen 4 punonjës të agjencisë turke të lajmeve “Anadolli”

1341468
Bastisje skandaloze në Egjipt – Ndalohen 4 punonjës të agjencisë turke të lajmeve “Anadolli”

Policia egjiptiane bastisi zyrën e agjencisë turke të lajmeve “Anadolli” (AA) në Kajro dhe ndaloi 4 punonjës, një prej të cilëve turk dhe i çoi në një vend të panjohur.

Ekipet e policisë shkuan në orët e mbrëmjes së djeshme në zyrën e AA dhe mbyllën kamerat e sigurisë dhe linjën e internetit.

Forcat e sigurisë, që bën kërkime në zyrë deri në orët e mëngjesit, sekuestruan pasaportat, celularët dhe kompjuterët e punonjësve dhe penguan që ata të kontaktojnë me jashtë.

Ekipet që bënin kërkime në zyrë refuzuan të informojnë në lidhje me bastisjen avokatin e AA-së që shkoi në zyrë.

Më pas policët nxorën jashtë avokatin dhe vazhduan të bëjnë kërkime në zyrë.

Policia, e cila la të lirë në mesnatë një gazetare egjiptiane punonjëse të AA-së, mbajti deri në mëngjes 4 punonjësit e tjerë.

Gazetarët në fjalë në mëngjes herët u dërguan në një vend të panjohur.

Ndër të ndaluarit, krahas Përgjegjësit të Çështjeve Financiare dhe Administrative të Zyrës së AA-së në Kajro, Hilmi Balci, janë edhe nënshtetasi egjiptian, Huseyin el Kabbani, Huseyin el Abbas dhe punonjësi i Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).

I ngarkuari me detyrë i Turqisë në Kajro, Kemalettin Eruygur bëri nismat e nevojshme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit dhe ndjek nga afër këtë çështje.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ndërmori nismat e nevojshme në Ambasadën e Egjiptit në Ankara.

Avokatët e agjencisë turke të lajmeve “Anadolli” Ambasadës së Turqisë në Kajro kërkuan nga autoritetet përkatëse egjiptiane se përse janë ndaluar gazetarët dhe ku janë dërguar ata, por nuk mundën të marrin asnjë informacion në lidhje me këtë.  

 

 



Lajme të ngjashme